Avokati i ri i Popullit? Agron Gjekmarkaj: Ja emri i vetëm që i përmbush kushtet

Gara për avokatin e ri të Popullit ka nisur, dhe nënkryetari i Kuvendit, deputeti i PD-së Agron Gjekmarkaj thotë se vetëm një emër e meriton. ”Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perëndim dhe familje historike i përmbush kushtet”. Maxhoranca ja ka lënë në dorë opozitës që të përzgjedhë ajo Avokatin e ri të Popullit dhe duhen 84 vota në Kuvend për votimin.

Postimi i plotë

Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës! Basha dhe pasuesit e tij të pakët nuk kanë tagër për ta caktuar atë.

Deputetët e PD s’kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perëndim dhe familje historike i përmbush kushtet.
….dhe Erindes Pd, as ajo e vules nuk besoj ti ketë më asnjë borxh për punën që ka bërë.
Dëshirat e Bashës janë vetëm të atij dhe jo të shumicës së qytetarëve. Lulokracia duhet të ketë një fund.

20 kandidatët janë:

1-Ahmet Prençi
2-Altin Goxhaj
3-Besim Ndregjoni
4-Bledar Dervishaj
5-Boriana Nikolla
6-Brikena Kasmi
7-Dorian Gjomarkaj
8-Drita Avdyli
9-Endri Papajorgji
10-Ermir Kapedani
11-Erinda Ballanca
12-Evis Fico
13-Ilirjan Rusmali
14-Jordan Daci
15-Jorida Rustemi
16-Laureta Roshi
17-Ledio Braho
18-Lefterije Luzi
19-Olta Aliaj
20-Sali Shehu

SHKARKO APP