Avokati i ri i Popullit, ironizon Bardhi: Nuk zgjidhet duke ngrënë pica në zyrën e Kuvendit

Gazment Bardhi nga Kukësi ku zhvilloi takimin me grupin e tij me të Berishës, foli edhe për procesin e zgjedhjes së Avokatit të Popullit. Ai tha kërkesa e tij ndaj kryetares së Kuvendin për zgjedhjen e Avokatit të ri të Popullit, ka ardhur pas një shqetësimi të ngritur nga SHBA dhe BE, për çuarjen para të këtij procesi.

“Ajo që kam kërkuar unë për Avokatin e Popullit e popullin merr shkas nga një shqetësim që ka ardhur nga përfaqësues të SHBA dhe BE, të cilët kanë kërkuar në dijeninë time edhe nga Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste, që të çojnë para procesin e zgjedhjes se avokatin e popullit.

Avokati ka disa detyra te rëndësishme në kuadër të zbatimit te reformës në drejtësi, dhe për këtë arsye përfaqësuesit e SHBA dhe BE, kanë shprehur shqetësimin. Në kuadër të këtij shqetësimi kam vënë në lëvizje këtë proces. Jam përgjigjur një shqetësimi që na ka ardhur nga aleatët strategjik.

Procese zgjedhore të institucioneve kushtetuese duke ngrënë pica e dukë pirë cigare me Edi Ramën janë të pa papranueshëm për grupin parlamentar të opozitës”, tha ai.

SHKARKO APP