Avokati i ri i popullit, Klosi: Nuk duhet një avokat i PD, por për popullin
Kanditatura e grupit parlamentar i PD për avokat të Popullit, nuk mori mbështetjen e qeverisë.
Sipas deputetit të PS, Blendi Klosi, mazhoranca nuk e miratoi emrin e sjellë nga opozita për Avokatin e Popullit, pasi sipas tij, duhet të ishte një emër që të përfaqësonte denjësisht këtë pozicion dhe jo të ishte një avokat i opozitës.
“Gjithmonë i ka takuar opozitës që të sjellë kandidaturat për Avokatin e Popullit. Padyshim që votat e kërkojnë, por edhe një traditë parlamentare e kërkon që të kemi një Avokat të Popullit që të jetë përfaqësuesi i interesave të qytetarëve. Ne jemi shumë të fokusuar te Prokuroria, te Gjykata, por në botën e qytetëruar, Avokati i Popullit është një institucion shumë i rëndësishëm, pasi përfaqëson interesat e njerëzve. Ndaj edhe ne kemi thënë që të kemi një emër nga opozita për Avokat të Popullit, por jo një avokat të opozitës. Ne i kërkojmë opozitës që të sjellë kandidatura që të jenë kandidatura të popullit, por jo të opozitës”.
KOHA JONË SONDAZH

