Avokati: Klienti im Ervis Martinaj nuk është përfshirë në konflikt

Avokati i biznesmenit të plagosur si pasojë e përplasjes me armë në zonën e Ish Bllokut pak ditë më parë ka thënë se klienti i tij, Ervis Martinaj nuk është përfshirë në konflikt dhe kërkesa e prokurorisë për ‘arrest me burg’ është e papërshtatshme.

“Nuk ka të dhëna se Martinaj ishte i përfshirë në konflikt. Sherri ka qenë mes dy personave, Fabjan Gaxhës, i cili është konfliktuar në mënyrë verbale me komandon që nuk njihej nga Martinaj. Martinaj nuk ka pasur lidhje me këtë ngjarje. Ervis Martinaj ka pasur marrëdhënie korrekte me Ervin Matën, janë takuar në lokal. Ai të vijë dhe të japë sqarime, sepse nuk rezulton që të ketë pasur konflikt me Ervin Matës dhe Vis Martinajt. Në sherr nuk ishte i përfshirë klienti im. Ka qenë i pranishëm, por s’ka qenë pjesë e sherrit. Në sherr janë përfshirë Gaxhaj dhe ai që është identifikuar si komando”- ka thënë avokat i Ervis Martinit, Mirash Martini.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?