Avokati Maks Haxhia lë spitalin, ja si është gjendja
Avokati Maks Haxhia ka lënë spitalin dhe është kthyer në shtëpinë e tij disa ditë pasi krye një ndërhyrje kirurgjikale. Avokati mjaft i njohur po përmirësohet dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. Pak ditë më parë Haxhia u shtrua me urgjencë në spital pasi pësoi hemoragji cerebrale. Ai kreu një ndërhyrje kirurgjikale dhe qëndroi nën kujdesi ne mjekëve për disa ditë. Maks Haxhia është një nga penalistët më me emër në Shqipëri. Së fundmi ai ka marrë një vëmendje të madhe pasi ka mbrojtur ish-ministrin e Brendshëm Saimir Tahiri.