Avokati: Nëse ka shpërdorim detyre nga kontrollorët duhet të arrestoheshin të gjithë, jo 3

Avokati i kontrollorëve Rezart Kthupi, i ftuar në studion e Ora Nes ka folur për situatën e krijuar në aeroporin e Rinasit dhe në lidhje me urdhër arrestimet e lëshuara për 3 kontrollorë.

Sipas avokatit, kontrollorët janë duke respektuar ligjin dhe nuk ka vepër penale “shpërdorim detyre.”

“Nëse do kishte vepër penale “shpërdorim detyre” duhet të ishte për të gjithë, ndërkohë që të gjithë janë lënë të lirë dhe 3 janë proceduar penalisht. Nuk ka një shpjegim,” thotë avokati.

Ditën  e sotme janë prerë 3 urdhër arreste për kontrollorët të cilët kanë nënshkruar kontartën për paaftësi në punë? Çfarë po ndodh dhe a është e ligjshme?

Kthupi:”Mbrëmjen e djeshme rreth orës 11:00 të darkës janë shoqëruar 36 kontrollorë dhe janë marrë në pyetje.

Në përfundim të  marrjes në pyetje është vendosur për tre prej tyre Armando Fezga, Flora Ndreca një nga kontrolloret dhe zoti Muhin Mezini.

Jemi në kushtet e kryerjes së veprës penale “shpërdorim detyre”, ndërkohë që të gjithë kontrollorët e tjerë janë lënë në gjendje të lirë.

Pse vetëm këta të tre?

Kthupi:”Nuk arrij të gjej një përgjigje pse vetëm këta të tre. Nëse do kishte vepër penale “shpërdorim detyre” duhet të ishte për të gjithë, ndërkohë që të gjithë janë lënë të lirë dhe 3 janë proceduar penalisht. Nuk ka një shpjegim.

A kanë shkelur në të vërtetë ligjin kontrollorët ?

Kthupi:”Jo përkundrazi kanë respektuar ligjin. Duke qenë se kanë respektuar një dispozitë ligjore nuk mund ti thuash që keni shkelur ligjnin.”

Duhet të themi se kontrollorët kanë pasur edhe një takim me ministren Balluku. Ministrja e ka cilësuar grevë. A është në të vërtetë grevë ?

Kthupi:” Nëse themi se veprimi është i ligjshëm nuk mund të quhet grevë. Ligji dhe të gjitha skemat e kompetencës mbi të cilat funksionin Albcontrol nuk kanë përcaktim në lidhje më numrin e kontrollorëve  të cilët firmosin paaftësinë e përkohshme për punë.

Si nisi e gjitha kjo ? Çfarë ndodhi dhe pse pas një viti vendosën të nënshkruajnë paaftësinë e përkohshme në punë?

Kthupi:”Unë nuk do ta kuptoj kurrë. Nuk kanë një vit që qëndrojnë, ata kanë një vit që luftojnë, nuk është se u kujtuan në prill të vitit 2021. Në të vërtetë historia fillon nga data 29 prill 2020, dhe në komunikimin e vendimit të Këshillit Mbikëqyrës është kërkuar në mënyrë të menjëhershme dhe janë bërë kërkesa të vazhdueshme. Kanë të paktën 3 shkresa të drejtuara kryeministrit, 3 shkresa drejtuar Presidentit dhe në këtë vijimësi kërkesash vjen një pikë ku nuk mban më. Nuk është që u zgjuan një ditë të bukur dhe thanë se nuk na mjaftojnë më këto rroga. Nga data 8 qershor 2020 ka një mungesë totale komunikimi.”

Në rrjetet sociale dhe gazetarët që e kanë ndjekur këtë çështje u tha që janë marrë disa mesazhe si bazë për të prerë urdhër arrestin. Çfarë janë këto mesazhe?

Kthupi:”Në bazë të dokumentit që kemi në dispozicion, dokumenti tregon që e gjithë historia dhe e gjithë logjika juridike bazohet mbi komunikimet në Whatsaap ndërmjet kontrollorëve të ndryshëm.”

Çfarë fshihet në ato mesazhe? A është e ligjshme të arrestohen vetëm për ato mesazhe?

Kthupi:”Nuk ka shkaqe ligjore për të proceduar penalisht dikë vetëm për shkak të komunikimeve. Vetëm nëse këto komunikime që pretendon policia dhe prokuroria përbëjnë elementë të veprës penale.”

Pse dështoi takimi me ministren Balluku ditën e djeshme?

Kthupi:”Kam përshtypjen se takimi nuk dështoi, por ka qenë i ngarkuar emocionalisht. Është e vështirë për një grup njerëzit të të kontrollohen emocionalisht dhe të jenë në gjendje të logjikojnë kur janë shkelur të drejtat e tyre.

Ndoshta në atë takim nuk duhet të ishte zgjedhur ai format, por një takim mes sindikatës dhe ministres që të ishte gjetur gjuha e komunikimit.”

Është përfshirë edhe politika në këtë çështje. Zoti Rama që akuzon Presidentin, kemi nga ana tjetër zonjën Balluku që akuzon zotin Berisha, dhe pastaj kemi nga ana tjetër kryetarin e opozitës Basha që akuzon kryeministrin e vendit. A ka vërtet ndikim politika, a është përfshirë vërtet?

Kthupi:”Nëse politika do ishte përfshirë në këtë çështje do ishte zgjidhur një vit më parë, nuk do lihej të zgjaste një vit. Do të isha shumë i interesuar që të gjitha faktorët politikë të mblidhen bashkë për të gjetur një zgjidhje për kontrollorët. “

Për të mirën e qytetarëve shqiptarë dhe situatës ekonomike të vendit.”

Çfarë pritet të ndodhë me kontrollorët e arrestuar dhe me kontrollorët e tjerë ?

Kthupi:”Kontrollorët kanë vendosur të bëjnë një ditë shlodhje ditën e sotme duke pasur parasysh dhe stresin e ditës së djeshme. Mendoj që do të ketë një diskutim në grup ditën e nesërme, sot nuk mendoj se ka ndonjë produkt të ri.”

Cilat janë kërkesat e kontrollorëve ajrorë?

Kthupi:”Janë kërkesa të artikuluara. Ajo që është kryesorja është që kontrollorët kanë qenë gjithmonë të disponueshëm për një marrëveshje. Kushti është që marrëveshja të ketë një bazë nga e cila fillojnë, nuk është një marrëveshje që unë do të rris rrogën me 20% pa pasur një vëzhgim apo një studim. Do të ishte ngritje e njëanshme e pagave, por ajo që është kërkuar nëse ka një propozim duhet të jetë i shoqëruar me pasqyrat financiare të shoqërisë.”

SHKARKO APP