Avokati Ngjela: Pas Ahmetajt, SPAK do kalojë nga e djathta

Avokati Spartak Ngjela, thotë se SPAK do kalojë nga e djathta, duke lënë të nënkuptohet se do të ketë arrestime dhe nga opozita.

”Mendoj se SPAK tani do fillojë punën djathtas, sepse Rama nuk mund të arrestohet. SPAK e drejton SHBA. Skema amerikane me SPAK kërkoi dhe kërkon që të shpëtojë Shqipërinë nga krimi i organizuar dhe nga korrupsioni. SPAK deri më tani është marrë me shtresa të ulëta. Për Ahmetajn do shohim votat në Kuvend, nëse mbrohet në Kuvend, kot sa lodhet SPAK”,-tha ai për ”Euronews Albania”.

Prokuroria e Posaçme iu drejtua këtë të hënë Kuvendit me kërkesë për t’i hequr mandatin e deputetit Arben Ahmetajt, kjo me qëllim hapjen rrugë të arrestimit të tij dhe ushtrimit të kontrollit personal dhe të banesës.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?