Avokati ofroi 120 mijë euro për ta vr*rë, por ish-gruaja kërkon t’i lehtësohen akuzat

Ish-avokati Alban Bengasi i arrestuar një ditë më parë në Rinas teksa kthehej nga Dubai, pritet të dalë të premten para Gjykatës së Posaçme, për verifikimin e masës së sigurisë. Në këtë seancë do të bëhet për herë të parë marrja në pyetje në lidhje me akuzat pasi në momentin e zhvillimit të aksionit “plumbi i artë” i shpëtoi arrestimit duke u arratisur jashtë vendit.

Me kërkesë të SPAK Gjykata e Posaçme ka vendosur në mungesë masën “arrest me burg” për Alban Bengasin, pasi akuzën “dhunë në familje” ndaj bashkëshortes Blerta Bengasi, ndodhur më datë 30.01.2020, rreth orës 11:30’, në rrugën Mihal Grameno, Tiranë.

Në njoftimin e publikuar në datën 11 gusht, për dërgimin e dosjes në gjyq, SPAK rendit si episod të 17 dhunën në familje të ushtruar ndaj bashkëshortes së Alban Bengasit. Ai duket se ka zgjedhur momentin kur dosja është dërguar për gjykim për tu kthyer nga Dubai ku qëndroi duke iu shmangur drejtësisë deri në këtë fazë.

Ky moment përkon edhe me kërkesën e bërë nga ish-gruaja e tij e cila pretendon lehtësim të pozitës së Bengasit me të cilin ka dy femijë. Sipas SPAK-ut Blerta Bengasi, ish-bashkëshortja e avokatit Alban Bengasi, ra pre e një sulmi fizik më 31 janar të vitit 2020 teksa qëndronte në automjetin e saj.

SHKARKO APP