Avokati: Prokuroria e Përmetit s’ka kompetencë për ndalimin e Çilit

Avokati i Henri Çili, Andi Duraj e ka cilësuar të paligjshëm ndalimin e botuesit Henri Çili. Në një prononcim për “News24” Duraj ka treguar se Çili është shoqëruar në policinë e Gjirokastrës në orën 22:00 të mbrëmjes së 27 shkurtit, rrugës duke shkuar për në shtëpi.

Sipas tij, urdhri i ndalimit është prerë dje në orën 8:15 dhe prokuroria nuk ka zbatuar procedurën e marrjes në pyetje, pavarësisht gatishmërisë së tij për të dhënë shpjegime.

“Prokuroria e Përmetit është nxituar se nuk ka as juridiksion, as kompetencë për ndalimin e Çilit. Materialet nga policia ende nuk i kanë shkuar prokurorisë së Përmetit. Për këtë arsye masa e arrestit për nesër është e pamundur të jepet. Afati përfundimtar është 96 orë”, tha avokati Duraj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?