Avokati: Pse u takua Shullazi me Jani Zakën dhe 200 mijë eurot

Avokati i Emiljano Shullazit deklaroi sot se asnjë person nuk është ankuar për gjobëvënie prej klientit të tij.

Në një prononcim për median pas seancës për vlerësimin e masës së sigurisë avokati mbrojtës Qafa tha se në fakt e priste masën e arrestit me burg për shkak të trysnisë mediatike dhe politike në këtë çështje.

“Emiljano Shullazi nuk ka dhënë asnjë deklaratë në gjykatë, deklarohet i pafajshëm dhe nuk pranon akuzat. Edhe dy të tjerët. Ka një deklarim të shtetasit Jani Zaka, por që nuk thotë se është kanosur nga Emiljano Shullazi. Ka patur vetëm një takim me të, është administruar në dosje, ku ai thotë që kam pirë kafe që të zgjidhë mosmarrëveshjen që ka me ndërtuesin me Fatmir Sinani, pasi ky i fundit pretendon që i është marrë nëpërmjet një loje bixhozi pirate një shumë e humbur 200 mijë euro dhe e ka konvertuar me garazh. Ka vetëm një takim dhe jo dy takime mes Jani Zakës dhe Emiljano Shullazit. U ka kërkuar vetëm zgjidheni dhe kaq dhe nuk ka pasur takim të dytë. Deklarimi i Jani Zakës i administruar si nga prokurorët si nga gjykata nuk thotë se është kanosur apo ushtruar dhunë psikologjike nga Emiljano Shullazi. Veprat për të cilat akuzohen janë të rënda, por nuk shoqërohen me asnjë provë. Po kështu, nuk ka asnjë person që të jetë ankuar për gjobëvënie”, pohoi ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?