Avokati Rusi: Balili bleu ish-kampin e punëtorëve për 800 mijë USD dhe e shndërroi në Santa Quaranta

Avokati Baftjar Rusi: Greqia, Berisha dhe DEA u bën xhelozë për sukseset e Balilit në biznes

Avokati: Do kërkojmë gjykim të shkurtuar. Jam i bindur që Balili do marrë pafajësi.

Avokati i Klement Balilit, Baftjar Rusi deklaron se e gjithë ajo që thuhet për të është e pavartetë. I ftuar në emisionin “Debati në Channel One” të gazetarit Roland Qafoku, Rusi tha se e gjithë historia me Balilin lidhet me xhelozinë që kishte Greqia ndaj klientelës që ai po merrte nme kompleksin “Santa Quaranta”. Rusi tha se ai e bleu ish-kampin e punëtorëve për 800 mijë dollarë dhe e ktheu në një kompleks madhështor. Ndonëse jo bindëse sipas Rusit Greqia, Beriaha dhe DEA janë bërë xhelozë për biznesin dhe fuqinë e Balilit dhe familjes së tij dhe nga kjo u amplifikua emri Eksobar i Ballkanit dhe baron.

Swiss Digital Desktop Reklama

Zoti Rusi, përse ju zgjodhi pikërisht ju Klement Balili avokat?

Swiss Digital Mobile Reklama

Njohja ime është e hershme. Kam qenë avokat i familjes sepse ata kanë shumë prona dhe kanë patur procese. Kryesisht çështje kanë qenë tregtare dhe biznesi. Unë kam prej 18 vitesh avokat i familjes Balili dhe e njoh mirë. Ata janë pesë vëllezër dhe kanë shumë aktivitete. Kam qenë avokat në shumë procese që kanë qenë të karakterit civil. Kryesisht çështjet i kanë fituar sepse kanë patur të drejtë në bazë të provave dhe të ligjit.

A je i kënaqur me pagesë?

Është një pagesë normale e zakonshme sipas tarifave. Tani mos më thuaj tarifa sepse të jesh avokat i atij që e quajnë Eskobar i Ballkanit dhe të zësh në gojë tarifat e zakonshme nuke ha njeri. Unë nuk e di që Shqipëria të ketë Eksobar. Edhe në vendet me trafik të njohur të narkotikëve nuk di ti kishin thënë dikujt Eskobar. E kemi kapur thonë ata përjashtoi disa përgjime por nuk dihet as numri nëse është i tij. Nuk ka orgjinalitete dhe emër të përcaktuar.

A e di Klement Balili se kush është Eskobari?

Ai as e ka idenë. Për herë të parë e dëgjoi kur Eskobarin kur i thanë që aishte ai vetë si Eskobari. Keli qesh me vete kur e dëgjon fjalën Eskobar.

Kush ka të drejtë ambasadori amerikan Donald Lu, apo avokati shqiptar Baftjar Rusi?

Më kujton librin “Brenga e Ballkanit” ku Edith Durhami e shikon si diçka të rrallë dhe Klementin kështu e shikojnë.

Si pritet të shkojë procesi?

Ne avokatët do kërkojmë gjykim të shkuartuar dhe besojmë se çështja do mbyllet shumë shpejt. Nuk ka prova dhe jam i bindur se nuk do ketë dënim të rëndë. Kjo drogë për të cilën akuzohet Balili nuk është kapur në territorin shqiptar e as në ujrat tonë por në një ishull të shkretë të Greqisë dhe atje janë arrestuar dy persona Petro Dajlani dhe Kleanthi Lala. Ata nuk kanë përmendur emrin e Balilit.

Nuk ka prova dhe do kërkojmë pafajësi deri ën fund Si ëhstë historia e bizneseve të Balilit?

Ajo Santa Quaranta që duket madhështore ka qenë ish kampi i punëtorëve që u rikonstrukta. Balili e bleu me ankand me çmimin për 800 mijë dollarë.

Nga I bëri 800 mijë dollarë?

Nga burime të ligjshme. Me kativitete tregtar dme polici private dhe ndërtime.

Po përse u lidh politika?

Sepse ka xhelozi për Balilin. Duke qenë se kanë patur shumë vota si familje e madhe dhe lidhje pune tregtare imagjinoni te Santa Quaranta kishte të punuar 500 persona kamarierë dhe punonjë të një biznesi kaq brilant Që u bë zheloz Greqia.

Përse nuk e bëni këtë lidhje. Vërtetë Santa Quarata është më e mirë se të tjerët por nuk bëhet xheloz Greqia për Santa Quaranta se na hoqe trurin?

2 mijë 3 mijë turistë kalonin nga Greqia në Sarandë çfarë mendonin ata?Balili dhe familja e tij në fillim i kanë shërbyer Partisë Demokratike me të gjithë votaa. Më vonë te e majta dhe më vonë te LSI.

Përse ka thënë Balili se e kam me Sali Berishën?

Bëhet xheloz Berisha prandaj. Tani Greqia xheloz, Berisha xheloz, DEA amerikane xheloze.

Ore çfarë po thua?

Po si erdhi në këtë situatë. Unë nuk e di përse u bë xheloze por unë di që DEA amerikane në çdo vend të botës nuk merret me kanabis, por me droga të forta.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?