Avokati tërhiqet nga mbrojtja e Klodian Çalamanit
Teksa sot pritet që të jepet masa për 38-vjeçarin Klodian Çalamanin, autor i vrasjes së 8-vjeçarit Mateo Vasiu, duket se ai do të paraqitet në sallën e gjyqit pa avokat mbrojtës.
Mësohet se avokati Erlis Nakollari, cili ishte caktuar nga shteti për të mbrojtur vrasësin e vogëlushit, është tërhequr nga çështja.
Kujtojmë se familjarët e 8-vjeçarit, i cili u gjet i vrarë dhe i groposur në oborrin e banesës së Çalamanit, janë vendosur prej disa orësh në gjykatën e Fierit, ku kërkojnë përballje me autorin. Ata njëzëri kanë kërkuar dënimin e tij me vdekje.
KOHA JONË SONDAZH

