Avokati tregon se si është gjendja shëndetësore e Alda Klosit: Ka nevojë për kujdes shëndetësor

Avokati i Alda Klosit, Ilirjan Muho ka treguar detaje nga gjendja shëndetësore e klientes së tij, e cila përfundoi në spital pas arrestimit të saj për fshehje të pasurisë.

Në një deklaratë për mediat, pak pas vendimit të Apelit, i cili ka në fuqi masën e ‘arrestit me burg’ për Klosin, tha se ka nevojë për kujdes shëndetësor.

“Pas ndalimit, Alda Klosi kaloi një periudhë jo të mirë shëndetësore. U shtrua dhe u kurua në spital në QSUT. Doli nga spitali në gjendje disi të përmirësuar, por sipas kartelës klinike të lëshuar nga mjekët, duhet të jetë në vëzhgimin e mjekëve, pasi ka tendenca për një hipertoni që mund të sjellë pasoja për shëndetin e saj.”, tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?