Avokati zbërthen procesin pse SPAK ”toleroi” Berishën
Avokati Bledar Meminaj, ka analizuar nga pikëpamja juridike procesin e nisur nga SPAK-u ndaj ish-kryeministrit, Sali Berisha. Avokati tha se drejtësia e ka toleruar Berishën, pasi i ka dhënë një armë që të mbrohet, duke mos respektuar Kushtetutën për dhënien e masës së sigurisë.
“Për mua drejtësia e ka toleruar Berishën duke i dhënë një armë që të mbrohet. Ka bërë sikur e ka goditur në sy të opinionit publik, por realisht e ka toleruar, sepse i ka dhënë mundësi që të mbrohet. Kur shumë mirë mund ta gozhdonte situatën. Prokuropria mbron interesat e shtetit, ndërsa ne avokatët mbrojmë interesat e klientëve. Çdo dyshim i paprovuar shkon në favour të të pandehurit thotë Kodi i Procedurës. Dyshimet e paprovuara i ka prokuroria në kurriz t’i provojë. Kur flasim për një punë të mirë të prokurorisë, nuk duhet t’i kapë sa për t’u dukur. Duhet ta ndjekë gjithë rrugën ligjore dhe të ecë përpara”, tha avokati n[ ”Euronews Albania”.
Kërkesën e Berishës për të kallëzuar në SPAK gjyqtaren e çështjes Irena Gjoka, avokati e cilësoi si një të drejtë të të pandehurit për t’u mbrojtur në të gjitha format. Megjithatë ai shtoi se nga pikëpamja proceduriale, procesi në gjykatë deri tani nuk ka asnjë shkelje për faktin e mosparaqitjes së Berishës, por përfaqësimit përmes avokatëve.
KOHA JONË SONDAZH

