Avokatja mbahet peng një javë: Më kanosi me armë, kërkonte të bëja kërkesë jo ligjore
Avokatja Entela Dvorani pretendon se është mbajtur peng me një pistoletë nga një qytetar në Korçë, të cilin ajo e përfaqësonte në disa procese gjyqësore për pronat. Ajo thotë se klienti i saj prej vitit 2015, është në pritje të një vendimi nga Gjykata e Lartë dhe ditën e djeshme i kërkoi që të bënte një kërkesë të re kundër Gjykatës Administrative, pasi kërkon certifikatën e pronësisë.
”Erdhi dje dhe më thoshte shkruaje si të them unë me armë në dorë. Më goditi në gjoks dhe më thoshte unë do të vras se ti je kokëfortë. Ty nuk të mbushet mendja të bësh atë që të them unë. Por unë nuk mund të bëj një kërkesë jo ligjore. Dvorani shtoi se i dyshuari ka qenë për një vit klienti i saj dhe në vitin 2016, çështja kaloi në Gjykatën e Lartë”,-tha avokatja.
Lidhur me çështjen e të dyshuarit, avokatja sqaroi se i kanë uzurpuar pronën dhe se gjithçka ka ndodhur për shkak të tejzgjatjes së procesit gjyqësor.
Materialet lidhur me këtë rast janë referuar në Prokurorinë e Korçës dhe nisur procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. Ç., banues në Korçë. Materialet procedurale i kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprime të mëtejshme.
KOHA JONË SONDAZH

