Avokatja: Shpifjet ndaj diplomates shqiptare u dënuan nga gjykata

Avokatja e diplomates shqiptare në Gjenevë, Filloreta Kodra ka reaguar sot lidhur me shkrimet e publikuara në disa medita për zn. Kodra. Në një sqarim për publikun, avokatja sjellë në vëmendje se një fushatë e tillë denigruese nisi edhe në vitin 2016, pas një artikulli të publikuar nga ish-zyrtarja e ministrisë se jashtme Blerina Zoto.

Për këto akuza, Kodra dhe Zoto u përballën në Gjykatën e Tiranës, e cila e dënoi me gjobë Znj. Zoto për shkaktim të dëmit moral.

“Ky është rasti i pare, ne te cilat gjykata nuk dënon asnjë nga mediat për një artikull në gazetë, por dënon individin i cili ka përdorur median me anë të gënjeshtrave. Gjykata arsyeton ndër të tjera se: Dëmi jopasuror që i është shkaktuar paditëses, është kryer me dashje dhe me qëllim për të njollosur emrin dhe personalitetin e diplomates në karrierë së Misionit të Shqipërisë në OKB. Kjo ngjarje ka ndodhur ndaj dy shtetasve shqiptare të cilat, pavarësisht banimit në Zvicër, kanë përdorur mjetet e medias shqiptare për cenimin e reputacionit të paditëses. Ngjarja ka ndodhur në Shqipëri dhe dëmi ka ardhur në Shqipëri pasi audienca e medieve në të cilat janë publikuar dhe përhapur botërisht thëniet e pavërteta është publiku shqiptar”,- thuhet në reagimin e studios ligjore që mbron diplomaten Filloreta Kodra.

Swiss Digital Desktop Reklama

Deklarata e avokates së Filloreta Kodrës

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Korrik të vitit 2016, ish-zyrtarja e ministrisë se jashtme Blerina Zoto publikoi një artikull në disa të përditshme me akuza të forta ndaj shefes se misionit diplomatik shqiptar ne Gjeneve Filloreta Kodra. Filloreta Kodra përfaqësuar nga av. Brikena Kasmi iu drejtua gjykatës se Tiranes me një padi për shpifje.

Pas rreth një viti seancash gjyqësore, ne datën 29.1.2018, Gjykata e Tiranes vendosi ne favor te Filloreta Kodrës kundër Blerina Zotos.

Gjykata vendosi:

(1) Detyrimin e Blerina Zotos t’i dëmshpërbleje Filloreta Kodrës demin jopasuror ne shumën 100.000 Leke për shkak demit moral

(2) Detyrimin e te paditurës te beje përgënjeshtrimin publik për thëniet e rreme si autore e thënieve, për vënien ne vend te nderit, personalitetit dhe reputacionit te paditëses si person i dëmtuar.

Ky është rasti i pare, ne te cilat gjykata nuk dënon asnjë nga mediat për një artikull në gazetë, por dënon individin i cili ka përdorur median me anë të gënjeshtrave. Gjykata arsyeton ndër të tjera se: Dëmi jopasuror që i është shkaktuar paditëses, është kryer me dashje dhe me qëllim për të njollosur emrin dhe personalitetin e diplomates në karrierë së Misionit të Shqipërisë në OKB. Kjo ngjarje ka ndodhur ndaj dy shtetasve shqiptare të cilat, pavarësisht banimit në Zvicër, kanë përdorur mjetet e medias shqiptare për cenimin e reputacionit të paditëses. Ngjarja ka ndodhur në Shqipëri dhe dëmi ka ardhur në Shqipëri pasi audienca e medieve në të cilat janë publikuar dhe përhapur botërisht thëniet e pavërteta është publiku shqiptar.

Dinjiteti i njeriut, të drejtat dhe liritë e tij janë baza e shtetit shqiptar, i cili ka për detyrë t’i respektojë dhe t’i mbrojë sikurse përcaktohet në nenin 3 të ligjit themelor të vendit tonë, synon të garantojë dinjitetin, reputacionin dhe të drejtat e njeriut.

Liria e shprehjes dhe ajo e reputacionit shpesh konfliktojnë nga Konventa në përditshmërinë e zbatimit të tyre. Për këtë arsye, garantimi i respektimit të secilës prej të drejtave, bazohet në parimin e proporcionalitetit në përputhje me qëllimin e ligjshëm. Garantimi i reputacionit për individin në përputhje me interpretimin sistematik të nenit 8 dhe nenit 10 të KEDNJ është mbrojtur nga Gjykata e Strasburg e cila ka theksuar se: “e drejta e një personi për të mbrojtur reputacionin e tij garantohet nga neni 8 si pjesë integrale e të drejtës për respektimin e jetës private”.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?