Avramopulos: BE gati të japë fonde për luftën kundër drogës

Komisionieri për Migrimin dhe Punët e Brendshme, Dimitris Avramopulos ndodhet në konferencë për median me ministrin e Brendshëm Fatmir Xhafaj. Avramopulos nënvizoi se lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë dhe se në këtë kuadër mirëpret procesin e vetingut në polici.

“Lufta kundër krimit të organizuar duhet të vazhdojë. Dëshiroj të mirëpres procesin e planifikuar të vetingut në polici”. Gjithashtu tha se BE është gati të japë fonde për luftën kundër drogës.

“Ne do të kemi mundësinë të mbështesim inisiativat që janë të rëndësishme në luftën kundër drogës. Si me terrorizmin apo krimin e organizuar rrjetet që merren me ëcshtjen e drogës nuk i njohin kufijtë. Këto përpjekje mund të bëhen efikase vetëm në rast se ne bashkëpunojmë në mënyrë efikase. Dua të inkurajoj Shqipërinë të përdorë plotësisht këtë mundësi që po jepet dhe të aplikojë për fonde në mbështetje të këtyre inisiativave. Kjo do të ndihmojë Shqipërimë të përshpejtojë përpjekjet e saj sa i takon trafikimit prodhimit dhe përdorimit të drogës Përmes këtyre prërpjekjeve ajo që duam është që Shqipëria të jetë sa më afër BE”,-tha Dimitris Avramopulos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A të drejtë Trumpi për Groenlandën?