Axhenda e darkës për ”Open Ballkan”
Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, do të takohet nesër zyrtarisht me kryeministrin Edi Rama dhe zëvendëskryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Nikola Dimitrov.
Takimi do të zhvillohet në Pallatin Presidencial të Serbisë në kuadër të nismës “Ballkani i Hapur”. Pas takimit të tyre, nesër në orën 11:30 do të mbahet edhe një konferencë për shtyp.
Sonte kishin vendosur që të darkonin së bashku, por në momentin e fundit u është bashkuar edhe kryeministri malazez, Zdravko Krivokapiç.