Azem Hajdari: Shqiptarët t’ia japin edhe një mundësi demokratëve, jo parti e interesave!
Djali i heroit të PD-së, ish-deputetit të ndjerë Azem Hajdari, që mban edhe emrin e të atit të tij, tha nga podiumi i Kuvendit Kombëtar ditën e sotme se shqiptarët duhet t’ia japin edhe një mundësi demokratëve për të qeverisur.
Ai theksoi se kur PD ishte në pushtet ishte krah partnerëve euroatlantikë, anëtarësoi Shqipërinë në NATO dhe hoqi vizat për shqiptarët në vendet e BE-së.
Ai theksoi rolin kyç të partisë në vendosjen e Shqipërisë në rrugën euroatlantike, ndërtimin e një ekonomie të shëndetshme, sigurimin e lirisë së udhëtimit dhe krijimin e mundësive për qytetarët.
“Duke filluar që nga mundësia e parë që edhe disa njerëz, qoftë mosha ime, qoftë edhe moshë më e madhe e harrojnë, që siç e shohim kohën e luftërave sot mund të ishim në luftë edhe neve, mund të ishin edhe fëmijët tanë, gratë tona të rrezikuar, por një nga gjërat që bëri PD-ja është që e futi Shqipërinë në NATO, që ne sot flemë rehat dhe zgjohemi rehat dhe ne e marrim për të mirëqenë. Një nga gjërat e tjera që duhet përmendur dhe nuk është më pak e rëndësishme, është që familjet shqiptare sipas hallit, nevojës apo mundësisë së tyre, i detyrohen, detyrohen të emigrojnë për arsye të ndryshme, të sakrificave të veta dhe sot fare kollaj mund të vizitojnë çdo shtet të Evropës pa pasur asnjë lloj pengese.
“Dhe mendoj që të gjithë shqiptarët duhet t’i japin mundësinë Partisë Demokratike për të bërë turnin e saj të radhës heroik. Në qoftë se më përpara ka qenë më e vështirë edhe prapë ka arritur të bëjë diçka shumë të madhe, mendoj që në ditët e sotme nëse Partia Demokratike do e kishte në dorë situatën dhe qeverinë, Shqipëria do shkonte në një pikë që nuk e ka parë asnjëherë dhe as në ëndrrat e veta më të bukura”, tha Hajdari.
KOHA JONË SONDAZH

