Azil drejt Francës, afro 13 mijë kërkesa nga shqiptarët

Shqiptarët nuk ndalin me kërkesat për azil. Franca vijon të mbetet vendi më i lakmuar për azilantët shqiptarë, pavarësisht se kërkesat janë në ulje. Sipas të dhënave të qeverisë publikuar në Fletoren Zyrtare, shqetësues mbetet fenomeni i të miturve që aplikojnë për azil.

Nga 67,950 kërkesa që janë numëruar në vitin 2015, viti 2019, sipas Eurostat shënoi një ulje në 12,500 kërkesa, 50 % prej të cilave vetëm në Francë. Në vend të dytë për kërkesat më të larta për 2019, renditet Greqia, me 20% të aplikimeve, ndërsa më pas Gjermania me 10% të kërkesave.

Për qeverinë, shqetësues mbetet fenemoneni i azilantëve të mitur, të cilët udhëtojnë drejt vendeve se Italia, Franca, Suedia apo Mbretëria e Bashkuar, të pashoqëruar. Të dhënat flasin për rënie të kërkesave nga 1 065 në 2015, në 485 në vitin 2018. Sipas qeverisë, në rënien e numrit të azilantëve, kanë ndikuar dhe refuzimet nga vendet e BE, të cilat kanë qenë në rritje.

SHKARKO APP