Azil në Francë, riatdhesohen 25 shtetas shqiptarë

Azili për shqiptarët është i ndaluar por kjo nuk ka ndaluar që mijëra shqiptarë të tentojë ndryshe. 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë, janë riatdhesuar mesditën e kësaj të marte me anë të një fluturimi me charter. Sipas policisë, ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Po ashtu bëhet me dije se operacione të tilla do vijojnë të zhvillohen edhe në muat e ardhshëm.

Njoftimi i Policisë

Riatdhesohen nga Lyon, Francë, 25 shtetas shqiptarë. Mesditën e sotme, me anë të një fluturimi me charter u riatdhesuan në Rinas, 25 shtetas shqiptarë që kishin kërkuar azil në Francë. Ky operacion është zhvilluar në bazë të një marrëveshjeje me autoritetet përkatëse të BE-së, me të cilët janë bashkërenduar veprimet. Çdo grup të riatdhesuarish shoqërohet me një eskortë të Policisë shqiptare.

Swiss Digital Desktop Reklama

Operacione të tilla riatdhesimi do të vijojnë edhe gjatë tre muajve në vijim. Policia e Shtetit apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që udhëtojnë për në vendet e BE-së, të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe të mos kërkojnë azil, pasi shanset për ta fituar janë zero.

Swiss Digital Mobile Reklama

Policia Kufitare ka shtuar kontrollet në pikat e kalimit kufitar, për dokumentacionin dhe plotësimin e kushteve për të udhëtuar në vendet e BE-së, si dhe në kufirin e gjelbër, për të parandaluar kalim e paligjshëm të kufirit, evidentimin dhe ndëshkimin e krimeve ndërkufitare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?