Azil në Hollandë, shqiptarët thyejnë rekordin

 

Azilkërkuesit shqiptarë në Hollandë janë gjithmonë në rritjë. Sipas zyrës së migracionit të këtij vendi (IND) në muajn tetor plot 286 shtetas shqiptarë kërkuan azil.

Duke thyer një tjetër rekord në këtë shtet, pasi numri i tyrë është më i lartë sesa gjithë kërkesat në periudhën e viteve 2001-­2014.

Konkretisht, në këta 14 vite, 595 shtetas shqiptarë kërkuan azil në Hollandë. Por numri i shqiptarëve që kërkojnë azil mbetet në rritje, edhe pas masave shtrënguese që ndërmori qeveria holandeze.

Ndërsa numri real i azilkërkuesve shqiptarë pritet të jetë shumë më i lartë edhe më tej, pasi në shumë kampe azilkërkuesit janë në pritje të regjistrimit.

SHKARKO APP