Azil për refugjatët, Gjermania “merr” shembull Shqipërinë! Ministrja: Po shohim me kujdes praktikën shqiptare

Në Shëngjin dhe Gjadër do të strehohen refugjatët e huaj, sipas marrëveshjes me Italinë. Por duket se kjo praktikë ka joshuar edhe Gjermaninë.

Ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser ka bërë të ditur, se po shikohet mundësia e procedurave të azilit në vende të treta, që ndodhen në itinerarin drejt Europës e plotësojnë standardet e shtetit ligjor.

Në këtë kontekst ajo tha se qeveria gjermane do të shohë prakticitetin e marrëveshjes së nënshkruar nga Shqipëria dhe Italia. Në një intervistë për mediat gjermane, ministrja u shpreh, se ka ekspertë, që e shikojnë të mundur një rregullore të tillë, të tjerë thonë, se duhet ndryshuar legjislacioni.

“Ne po e shohim këtë me shumë kujdes. Kriter për ne janë të drejtat e njeriut, si mbrohen në juridiksionin europian dhe në kushtetutën tonë”, tha ajo.

SHKARKO APP