Azilantët shqiptarë në Gjermani, rrëfejnë se pse janë larguar (VIDEO)

Drejtuesit e departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD kanë zhvilluar takime me azilkërkuesit shqiptarë në kampet gjermane. Drejtuesi i Departamentit të Emigracionit dhe Diasporës në PD, Bardh Spahia dhe anëtarë të Departamentit zhvilluan takime me azilkërkuesit shqiptarë në disa kampe në zonën e Limbourgut dhe Eltz pranë Frankfurtit.

Në kampin Freiherr-Vom Stein Kaserne mbi 50 shqiptarë të ardhur nga Kukësi, Fushë – Kruja , Shkodra, fshatrat e Fierit dhe Lushnjes thanë se shkak i emigrimit është varfëria e tejskajshme dhe pamundësia për një të ardhme normale në familjet e tyre.

“Unë jam murator, – u shpreh Bujari nga Fieri,- dhe nuk gjeja dot punë në ndërtim. Kam për të mbajtur një nënë të sëmurë të cilës i hoqën dhe Invaliditetin dhe babain e moshuar me pension minimal. Më thoni me çfarë të jetonim në Shqipëri”.

SHKARKO APP