Azilkërkuesit, ministri gjerman: Vendin e parë e zënë shqiptarët

 

Vendin kryesor të azilkërkuesve në Gjermnai e mbajnë Shqipëria dhe Kosova. Vetëm në muajin prill, nga Shqipëria kanë aplikuar për azil 4794 persona, ndërsa në total janë 114155 azilkërkues.

Zyra Federale për Emigrimin dhe Refugjatët, raporton se pritet që këtë vit numri i aplikantëve për azil të shkojë në 400 mijë. Megjithatë ministri i Brendshëm shprehet skeptik nëse këto shifra do të ndryshojnë me sistemin e ri të Bashkimit Europian.

“Ka një rritje të migrimit nga Ballkani perëndimor. Në vitin 2015 Kosova është vendi kryesor me 27.767 aplikime ndërsa nga Shqipëria ka 11.292 aplikime. Vetëm në muajin prill ka 4794 kërkesa për azil nga Shqipëria. Për muajin prill Shqipëria zë vendin e parë në numrin azilkërkuesve. Ne kemi një situatë të re dhe duhet të marrim masa të reja”, tha De Maiziere.

Gjermania pret një dyfishim të numrit të azilkërkuesve gjatë vitit 2015. Ministri i Brendshëm, De Maiziere tha  se deri në muajin prill, numri i emigrantëve që kërkojnë azil është rritur me 130 për qind.

SHKARKO APP