Azilkërkuesit nga Shqipëria, Avramoupulos: Rikthehen vizat

Numri i azilkërkuesve nga Amerika Latine dhe Ballkani Perëndimor në vendet e Bashkimit Evropian po rritet. Komisioneri i Bashkimit Europian. Dimitris Avramoupulos, paralajmëroi se po të vazhdojë një tendencë e tillë nga shtete, si Venezuela, Kolumbia apo Shqipëria, Brukseli do të ndërmarrë hapa, deri në pezullimin e lëvizjes së lirë. Ai u bëri thirrje shteteve të prekura që të respektojnë rregullat për të cilat është rënë dakord. ”Nëse shtetet nuk marrin masa për të mos lejuar keqpërdorimin e vizave dhe nëse numri i kërkesave të pajustifikuara për azil do te rritet, BE mund të pezullojë regjimin pa viza për shtete të veçanta”, paralajmëron Avramopulos. Sipas të dhënave të zyrës së BE për azilin, numri i hyrjeve pa viza i azilkërkuesve nga Shqipëria këtë vit u rrit me 30 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?