Azilkërkuesit, Shqipëria e dyta, lë pas vetëm Sirinë

Shqipëria renditet e dyta për numrin e lartë të aplikimeve për azil në raport me popullsinë, duke lënë pas vetëm Sirinë.

Sipas të dhënave të Zyrës Europiane të Azilantëve rezulton se nga vendi ynë ka rreth 18 aplikime për 100 mijë banorë.

Në muajt prill dhe maj ka një rënie të kërkesave, por fluksi është në rritje prej qershorit

Në raport bëhet e ditur se në korrik kishte 505 aplikime, nga të cilat 366 prej tyre ishin për herë të parë.

Në krahasim me një muaj më parë, numërohen 171 aplikime më shumë, ndërsa për të njëjtën periudhë të një viti më parë janë rreth trefish më pak.

Krahasim me vitin e shkuar ka një reduktim prej 72%, të kërkesave, kjo e lidhur me kufizimin e lëvizjeve për shkak të koronavirusit dhe mbylljes së kufijve

Në muajin korrik janë më shumë se 3 mijë çështje të lëna pezull prej më shumë se 6 muajsh.

Sipas të dhënave të Eurostat rreth 75 për qind e shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet e Bashkimit Europian janë nën moshën 34 vjeç.

SHKARKO APP