Azilkërkuesit, zëvendëskryeministrja suedeze me lot në sy jep vendimin

 

Zëvendëskryeministrja suedeze shpërtheu në lot gjatë kohës që njoftoi se vendi do të duhet të fuste kontrolle të forta kufitare për të reduktuar futjen e refugjatëve.

Siç shkruajnë mediat e huaja, zyrtarët suedezë presin më shumë se 200,000 të tjerë deri në fund të vitit, çka përbën numrin më të lartë në raport me numrin e popullsisë në Evropë.

Por ngjarjet e Parisit, kanë shtyrë thuajse të gjitha vendet e BE-së që të marrin masa më ekstreme.

Megjithatë, shumë emigrantë kanë mbetur rrugëve pa shpresë dhe kjo ka bërë që disa politikanë perëndimorë të jenë kundër këtyre masave, aq sa edhe nuk kanë mundur dot ta përballojnë emocionalisht këtë vendim.

Të martën, kryeministri i Suedisë, Stefan Löfven, tha se kjo politikë do të reduktohet për ta sjellë atë në përputhje me minimumin e BE-së, që do të thotë se do të jepet vetëm leje të përkohshme qëndrimi.

“Është e dhimbshme se Suedia nuk është më e aftë të marrë azilkërkues në nivelin që e bëjmë sot”, ka thënë ai në një konferencë. “Ne thjesht nuk mund të bëjmë asgjë më shumë”.

Zëvendëspresidentja Åsa Romson ishte tepër e emocionuar kur dha njoftimin në fjalë.

“Do të jem krejtësisht e sinqertë”, u ka thënë ajo reporterëve. “Kohëve të fundit, kemi pasur diskutime të vështira brenda partisë. Për perceptimin e realitetin e fundit.”

Ka edhe shumë shqiptarë që kanë aplikuar apo kanë kërkuar azil në Suedi.  Por dallimi mes politikanëve të huaj perëndimorë dhe atyre shqiptarë është se pikërisht për anën njerëzore preken emocionalisht ata që nuk kanë asnjë detyrim ndaj emigrantëve, edhe në rastin se nuk i pranojnë në vendin e tyre. 

SHKARKO APP