Baba Mondi: Mbesën e kam ortodokse, në Shqipëri s’mund të ketë konflikte fetare

I ftuar në emisionin “Real Story”, kryegjyshi Botëror Bektashian, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Edmond Brahimaj tha se harmonia fetare dhe bashkëjetesa fetare në Shqipëri nuk mund të tjetërsohet.

Sipas tij, kjo gjë nuk do ndodhë pasi shqiptarët kanë krijuar marrëdhënie familjare mes besimeve të ndryshme. Ai tregoi se vëllai i tij është martuar me grua, që i përket besimit ortodoks.

“Harmonia dhe bashkëjetesa në Shqipëri nuk prishet, se ne kemi krijuar marrëdhënie familjare midis njëri tjetrit, jemi si një trup i vetëm. Unë mbesën time e kam ortodokse. Vëllai im është martuar me një ortodokse, e ka marrë. Si t’i them unë: që mos ta duan ata, jo s’i them dot”, tha ai.

SHKARKO APP