Baba Mondi merr detyrën si kreu i bordit të presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë
Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i njohur si Baba Mondi ka marrë detyrën si Kryetar i Bordit të Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë. Gjergj Meta kryetari në detyrë i KNFSH-së, bazuar në statutin e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë dhe rotacionit të miratuar nga Bordi i Presidencës, i ka dorëzuar detyrën Kryegjyshit Botëror të Bektashinjve, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, i cili do të kryesojë Bordin e Presidencës së Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për periudhën 1 janar 2026-1 janar 2027.
KOHA JONË SONDAZH

