Baba Mondi merr titullin “Nderi i Qarkut” të Beratit
Këshilli i Qarkut të Beratit i ka akorduar Kryegjyshit botëror të bektashinjve, Baba Mondit titullin “Nderi i Qarkut”. Ky titull nderi i është akorduar me motivacionin për Kontributin e vazhdueshëm në harmoninë fetare dhe për vlerat që ofron si Kryegjysh i Bektashizmit Botëror.
Të pranishëm në ceremoninë e organizuar me këtë rast ishte edhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naço dhe përfaqësues të të gjithë besimeve fetare. Gjatë fjalës së mbajtur me këtë rast, Baba Edmond Brahimaj tha se “Ndihem i nderuar për titullin”.
Ndërsa Ministri Naço e cilësoi këtë akt si pak të vonuar. “Është një titull që duhej dhënë prej kohësh”, tha Naço.
KOHA JONË SONDAZH

