Babagjyshi në Himarë vjen nga deti, Tavo: Gjallërojmë jetën kulturore

Himara i ka pritur krishtlindjet ndryshe, këtë vit babagjyshi erdhi nga deti. Me qindra fëmijë e pritën atë në breg të detit duke marrë edhe dhurata prej tij.

Për kryebashkiakun Vangjel Tavo, Himara ngre siparin e shumë aktiviteteve që do të pasojnë për të gjallëruar jetën kulturore të qytetit dhe mbi të gjitha për të ofruar një atmosferë edhe më të bukur për turistët në 4 stinët e vitit.

”Sot për herë të parë pas shumë vitesh vendosëm që të hapim siparin e festave të Krishtlindjeve këtu në Himarë për të vazhduar më pas me aktivitete të tjera gjatë gjithë vitit. Himara nuk duhet parë më si një bashki vetëm për pushimet verore, por si një atraksion turistik 12 mujor. Ky është qëllimi i aktivitetit të sotëm që nis sot dhe do të kemi mundësi ta shikojmë Himarën gjatë 12 muajve të viti të mbushur me aktivitete. Banorët e Himarës edhe vizitore të kenë mundësi të vijnë të shijojnë Himarën, jo vetëm në fundjave, por gjatë gjithë sezonit dhe vitit, pasi atraksionet e sajë janë pafund”, tha Vangjel Tavo.

SHKARKO APP