Babai 82-vjeçar pla*os vajzën dhe vr*t veten, detaje nga sherri në banesë

Një i moshuar nga Lushnja ka tronditur mbarë opinionin publik. Behar Musaku pas një debati të çastit ka qëlluar me armë gjahu çifte Rudinën vajzën e tij 40 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur në banesën e 82 vjeçarit ku ai jetonte me bashkëshorten dhe vajza kishte ardhur për vizitë në fundjavë tek prindërit. Pasi qëlloi mbi vajzën, i moshuari më pas ka qëlluar edhe veten duke gjetur vdekjen në vend.

Aktin ai e ka kryer pas një grindjeje të çastit. Rudina 40-vjeç është në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës në Tiranë nën kujdesin intensiv të mjekeve. Vajza ishte e divorcuar prej tre vitesh dhe jetonte e punonte në Tiranë ndërsa dy fëmijët e saj i mbante ish-bashkëshorti.

Armën e gjahut Behar Musaku e kishte me leje. Fqinjët e njohin si familje korrekte dhe nuk pasur asnjëherë debate apo konflikte me askënd. Kanë qenë thirrjet për ndihmë të 40 vjeçares që alarmuar fqinjët. Grupi hetimor po punon për të zbardhur shkaqet, por më kryesorja, është dëshmia e Rudinës për të përcaktuar detajet nga kjo ngjarje e rëndë.

SHKARKO APP