Babai ab@zoi me vajzën e tij, fqinjët dëgjuan të bërtiturat

Në qytetin e Laçit, sipas policisë dyshohet se një baba dhunonte dhe abuzonte seksualisht me vajzën e tij. E mitura ditët e fundit kishte munguar në shkollë dhe se mësuesit e kishin referuar rastin në zyrën arsimore të Kurbinit.

53-vjeçari G. Z ishte i divorcuar dhe se vajza jetonte me të atin në të njëjtën banesë. Kanë qenë fqinjët që kanë referuar rastin në polici pasi kanë dëgjuar të bërtiturat e vajzës dhe fjalorin banal. Moment kur dyshohet se ajo është abuzuar seksualisht nga i ati.

Këtë të enjte e mitura ka kërkuar edhe të pajiset me urdhër mbrojtjeje si shkak i dhunës së ushtruar nga babai. Ky i fundit ka mohuar akuzat për abuzim seksual. Pritet që të dalin rezultatet e analizave të së miturës për ta vërtetuar një gjë të tillë. Ajo është në gjendje të rëndë psikologjike dhe ka shenja dhune në disa pjesë të trupit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?