Babai gjuan me çifte djalin, flet i afërmi i familjes: Njëri prej tyre ka qenë i pirë
Një i afërm i familjes Shkullaku, në të cilën babai plagosi me çifte djalin, shprehet se djali ishte përdorues i alkoolit si dhe luante bixhoz.
“Po i njoh, i kam kushërinj të afërt. Nuk isha aty kur ndodhi ngjarja. Pesë minuta para ngjarjes kam parë të atin të goditur, duke ecur në rrugë. Po mendoja se ku është goditur. Pas 5 minutash ngjitet ambulanca dhe po thoja ç’po bëhet këtu. Dal në rrugë dhe më thonë që at e bir kanë debatuar dhe i ati e ka goditur dy herë me çifte. Djali ka qenë i pirë. Babain e mori ambulanca”, tregon i afërmi.
“Babai më thanë se ishte i dehur, por është njeri punëtor, punon gjithë ditën. Ai e ka detyruar, i ati dhe shumë faj nuk ka, por dhe deri aty nuk duhet të arrijë gjendja”, është shprehur ai.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Stropckë, ku gjatë një konflikti për motive banale, djali ka goditur fizikisht të atin, ndërsa ai ka marrë çiften dhe e ka plagosur. I plagosuri pritet të niset drejt Tiranës, për shkak të gjendjes së rënduar shëndetësore. Policia është në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave.