Babai harroi vajzën brenda në makinë, humb jetën 1-vjeçarja në Romë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një vajzë 1-vjeçare është gjetur e pajetë në një makinë në zonën Cecchignola, në jug të Romës.
Sipas mediave italiane, babai, i cili është punonjës policie, ka dalë nga shtëpia në mëngjes për të shkuar në punë dhe ka marrë me vete fëmijën për ta çuar në kopësht.
Lajmi për vdekjen e vogëlushes është marrë vesh rreth mesdites, kur bashkëshortja duhej të merrte vajzën por nuk e gjeti në ambjentet e çerdhes, edukatoret i shpjeguan se vajza nuk kishte qenë aty gjatë ditës.
Duke qenë se babai i vajzës punonte shumë pranë çerdhes së fëmijëve, nëna duke dalë nga kopshti ka pikasur makinën e parkuar të të shoqit me foshnjën në të.
Së bashku me një kalimtar kanë vënë re vogëlushen në makinë dhe kishin ndërhyrë për ta shpëtuar atë, duke thyer një nga dritaret e makinës por fatkeqësisht e gjetën të pajetë brenda makinës.
Vogëlushja ishte harruar në makinë nga babai i saj: kjo është aktualisht hipoteza e parë hetimore që po ndjekin karabinierët.
Babai do të dëgjohet në prani të avokatit të tij, pasi po hetohet si vepër e detyrueshme për braktisje të një të mituri në kuadër të hetimeve të nisura nga prokuroria e Romës. Nëna, nga ana tjetër, tashmë është dëgjuar nga hetuesit si person i informuar për faktet.
Lajmi për fëmijët që humbin jetën pasi harrohen në makinë ka qenë prej kohësh një zakon tragjik, veçanërisht në verë.
Vajza e gjetur e pajetë sot më 7 qershor në një makinë në zonën Cecchignola të Romës është viktima e njëmbëdhjetë në 25 vjet në Itali nga e ashtuquajtura “sindroma e foshnjës së harruar”.
Rasti i parë në korrik 1998 në Katania, me vdekjen e Andreas, 2 vjeç.Viktimat janë të gjithë fëmijë dhe vajza nga mosha 11 muaj deri në dy vjeç, viktima të braktisjes së pavullnetshme nga nënat ose baballarët.