Babai i Almir Dacit: Im bir nuk është terrorist, në ISIS për para

Babai i Almir Dacit, që kërcënoi shqiptarët në një video “do të vijnë ditë të zeza për ju” ka folur sot para Gjykatës së Krimeve të Rënda, aty ku po gjykohet në mungesë i biri.

Xhevahir Daci është shprehur se Almiri nuk është terrorist. Sipas tij i biri ka shkuar në luftën e Sirisë për bindje por të fituar para.

“Almirin e hoqën nga puna si imam i xhamisë së Leshnicës në Pogradec, pasi nuk fali namazin e Bajramit”, tha Xhevahir Daci, duke shtuar se “më pas u largua në Siri se mbeti pa punë, pa bukë”. I ati thotë se flet shpesh në telefon me të birin dhe hera e fundit ka qenë në dhjetor në 2015.

Almir Daci, ish-imami i Leshnicës në Pogradec, konsiderohet nga prokuroria si një nga luftëtarët më të rrezikshëm në Siri. Ai po gjykohet në mungesë pasi policia ende nuk ka mundur ta arrestojë. Daci, i njohur edhe si Ebu Belkisa, akuzohet për pjesëmarrje në luftë, thirrje dhe nxitje e urrejtjes, rekrutim personash në ISIS.

SHKARKO APP