Aksident me 3 makina në rrugën transballkanike në Vlorë, 4 të plagosur

Një aksident ka ndodhur në mesditë në qytetin e Vlorës dhe katër persona kanë mbetur të plagosur. Mësohet se tre automjete janë përfshirë në aksidentin që ndodhi në rrugën transballkanike, dy prej tyre me targa italiane dhe njëra me targa shqiptare.

 

Dy mjetet me targa italiane drejtoheshin nga babë e bir. “Balkanweb” raporton se ka qenë babai që ka përplasur fillimisht mjetin e të birit e më pas ky i fundit një makinë tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga përplasja kanë mbetur të plagosur katër persona, të cilët janë dërguar në spital për mjekim ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërsa policia ka shoqëruar një prej shoferëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?