Babai i Granit Xhakës pjesë e protestës para Gjykatës së Hagës: Po tentohet që të dënohet historia
Në protestën para Gjykata Speciale për mbështetje ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në mesin e të pranishmeve është edhe Ragip Xhaka, babai i futbollistit të njohur kosovar që luan për Arsenalin, Granit Xhakës.
Në fjalën e tij, Xhaka tregoi se ka qenë i burgosur politik gjatë pushtimit serb ka thënë se po tentohet të deformohet historia.
“Sot këtu jemi për t’u solidarizuar dhe përkrahur vëllezërit tanë. Këtu jemi para një gjykate të padrejtësisë për të ngritur zërin ku po tentohen të gjykohen luftëtarët e lirisë. Të nderuar bashkatdhetar këtu po tentohet të dënohet historia jonë e lavdishme”, ka thënë ai.
KOHA JONË SONDAZH

