Babai i Kaçifasit: U frymëzua nga ushtarët grekë (VIDEO)

Babai i 35-vjeçarit grek Kostandinos Kaçifas, i cili u vra nga forcat RENEA pas një shkëmbimi me armë zjarri në fshatin Bularat, u shpreh për mediat greke se djali ishte frymëzuar nga ushtarët grekë.

Me lot në sy ai u shpreh se djali kishte ardhur në fshat 5 ditë më parë dhe se që kur kishte mbërritur në fshat kishte ngritur flamurin grek dhe donte që zona të kishte frymë helenizmi. Konstandini, u frymëzua nga ushtarët grekë që ranë në Epir në vitin 1940-41. U frymëzua aq shumë sa nuk ishte ndarë nga flamuri grek’, thotë ai.

Për gazetarin e Protothema.gr, ai shtoi se: ”kishte ardhur në fshat pesë vjet më parë për të punuar. Që kur erdhi ai e ngriti flamurin grek në kodrën që ranë nga grekët. Ai donte që fshati të kishte një frymë frymëzuese patriotike për helenizmin”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Babai i Kostandino Kaçifas ka folur për herë të parë për mediat, kurse bashkëshortja e tij ka folur gjatë këtyre dy ditëve për mediat e Athinës, kurse për televizionet shqiptare nuk kanë pranuar të prononcohen.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?