Babai i kamikazit: E takova në Siri, qe bërë tjetër njeri

 

“Kur e takova në Siri ishte bërë tjetër njeri, nuk ishte më djali im”.

Kështu rrëfen për “Le Monde” babai i njërit prej kamikazëve të hedhur në erë, i dyshuar si autor i masakrës në koncertin e “Bataclan” në Paris.
Sami Aminour, kishte lindur dhe qe rritur në Francë, por ai mori drejtim tjetër, sapo u largua drejt Sirisë.

“Në qershor të vitit 2014 udhëtova për në Siri, në përpjekje ta bind djalin që të largohet nga Shteti Islamik”, citohet i ati i tij 67-vjeçar, Mohamed, i cili punon në një dyqan rrobash në Paris.

Duke detajuar më tej se rrugën e kishte bërë përmes kufirit Turqi­-Siri nga ku ai kishte marrë një minibus së bashku me një grup me disa burra, gra e fëmijë dhe në mesin e tyre kishte rusë, europianë e afrikano-veriorë.

Mohamed tregon gjithashtu se nuk ia kishte dalë dot të bindte djalin e tij të që kthehej.

“Takimi jonë ishte tejet i ftohtë dhe nuk më ftoi fare as në shtëpinë e tij …”, përfundon rrëfimi i tij, me pengun e mbetur në mes se nuk mundi ta kthejë dot të birin nga rruga e ISIS-it.

 

 

 

 

SHKARKO APP