Babai i Klodian Rashës: Ia lë në dorë drejtësisë, asnjë mos të vritet në mënyrë makabër

Babai i Klodian Rashës, i cili u vra mëngjesin e 8 dhjetorit 2020, ka deklaruar se tashmë gjithçka do ia lërë në dorë drejtësisë.

Ai ishte i pranishëm në seancën paraprake të Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e të birit, 25-vjeçar.  Babai të ndjerit shpreson që tragjedi të tilla mos të përjetojë asnjë familje.

“Plaga ime është dhe e juaja, kam kërkuar që ditën e parë drejtësi. Mendoj që tragjedi të tilla të mos përjetoj asnjë famije, as një zemër nane mos të plagoset. Asnjë mos të vritet në mënyrë makabër.”-tha ai.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca paraprake ndaj ish efektivit të forcave ‘Shqiponja’ Nevaldo Hajdaraj, i akuzuar për vrasjen e 25-vjeçarit, Klodian Rasha mëngjesin e 8 dhjetorit 2020 në zonën e Laprakës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Hajdari i ka kërkuar falje babait të Klodian Rashës.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?