Babai i Taulant Ballës rrihet në mes të Librazhdit

Rrihet në mes të Librazhdit babai i Taulant Ballës, Kasem Balla.

Sipas kryetarit të PD-së për Elbasanin, Aurel Bylykbashi, në qendër të Librazhdit, para Bashkisë një qytetar ka dhunuar babain e kreut të Grupit Parlamentar të PS-së.

“Po ndodh!! Në qender të Librazhdit, para Bashkisë, një qytetar rreh Kasem Ballën, babain e Taulant Ballës’, shkruan Bylykbashi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërsa sipas një qytetari, dëshmitar në ngjarje, Kasem Balla është qëlluar me shuplakë në fytyrë.

“Përshëndetje, në qendër të Librazhdit, rrihet me pëllambë ne fytyre i ati i Taulant Ballës, deputetit, kam qene prezent”.

/ SYRI.net

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?