Babai i vëllezërve Kodra: Djemtë e mi në burg për Sokol Mjacaj, ai vrau 13-vjeçarin

 

Marash Kodra, babai i dy vëllezërve Besnik dhe Edmond Kodra, kërkon drejtësi për djemtë e tij të dënuar për vrasjen e 13 vjeçarit Agim Lera, ngjarje e ndodhur në vitin 2010.

Sipas të moshuarit, edhe dy djemtë e tij janë viktima të Sokol Mjacaj, i panjohur para 3 korrikut, por u kthyer në një personazh “famëkeq” për opinionin publik shqiptar pas vrasjes së dy turistëve çekë.

Ky i fundit sipas Marash Kodrës është edhe vrasësi i vërtetë i të miturit. Por Mjacaj u lirua nga burgu pa kryer as pesë vite dënim, pasi pretendoi se ka qenë bashkëpunëtor por jo ai autor i vrasjes së fëmijës, duke i lënë fajin dy vëllezërve Kodra.

Në një vend si Shqipëria, ku drejtësia nuk do t’ia dijë fare për vendimet që merr, paradokse të tilla nuk kanë të sosur kthehen gati në skena tragjikomike.     

SHKARKO APP