Babai i vrau nënën, vajza shpërthen në britma: Më lini ta shikoj (VIDEO)

Pa kaluar 24 orë nga ngjarja e rëndë në Rrëshen, një tjetër krim në familje ka tronditur Durrësin. Mesditën e kësaj të mërkure, burri vrau gruan me levë. Viktima është Hajdie Tosuni 59-vjeçe, ndërsa autori është Ruzhdi Tosuni 63-vjeç. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:35 në lagjen Nr. 12 në një dyqan metrazhesh në pronësi të familjes, ku çifti fillimisht ka debatuar por situata ka agravuar dhe burri e ka qëlluar disa herë me levë gruan duke e lënë të vdekur në vend. Pas vrasjes, burri nuk ka bërë rezistencë, por ka pritur policinë duke u dorëzuar. Familja e komunitetit egjiptian prej disa vitesh kishin biznesin e tyre. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, ku vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e ngjarjes.

Durrës, babai i vrau nënën, vajza shpërthen në britma: Ju përgjërohem më lini ta shikoj

SHKARKO APP