Babai i vrau të dashurin, vajza përlot me dedikimin
Një ngjarje e rëndë ndodhi pak ditë më parë në një ndër zonat e Tiranës në “Don Bosko” .
51-vjeçari Rezmi Çaushaj plagosi për vdekje në zonën e “Unazës së Re” 38-vjeçarin Olsi Lelo, i cili ishte i dashuri i vajzës së tij.
Çaushaj ishte kudnër lidhjes së vajzës së tij me 38-vjeçarin pasi ai kishte qenë i martuar më parë.
Për këtë arsye babai i vajzës ka ftuar të dashurin e saj në një lokal dhe më pas e ka goditur me thikë duke e lënë të plagosur, por një ditë më pas Lelo ka ndërruar jetë në spitalin e Traumës.
Ditën e sotme e dashura e viktimës ka rrëqethur me anë të një postimi në Instagram kushtuar Olsi Lelos.
“75 ore pa ty Olsi im! Me mungon zeri jot! Me mungon shikimi jot dhe ai shkelqimi ne syte e tu! Me mungon Ols shtrengimi i dores tende dhe thoje t’kam jete, suada! Pse o Ols nuk ma degjove fjalen ate dite, pse?
Ke luftuar me mish e me shpirt per mua zemer. Isha shume frikacake zemer, ti ishe i vetmi burim i energjise time dhe forces time! Kur te kisha prane isha njeri i tjetersuar. Me ngrije peshe, kur me thoje, suada ti me ke zgjuar, nga gjumi! E kupton? Olsi ne kishim gjetur vetveten tek njeri-tjetri.
Shume plane, endrra, deshira ishim duke u munduar t’i realizonim mes kesaj situate te rremujshme! Ols i vetmi motiv qe me ben te eci ne kete jete eshte shembellimi i fytyres tende! Une do ta coj deshiren tende deri ne fund zemra ime!”, shkruan 23-vjeçarja.
KOHA JONË SONDAZH

