Babai iu vra në protestën e 21 janarit, Ana Veizi: Do kërkoj gjithmonë drejtësi
Ana Veizi, vajza e Ziver Veizit, i vrarë në protestën e 21 janarit, thotë se nuk e ka humbur ende shpresën te drejtësia. Ndërsa mori pjesë në homazhet para bulevardit Dëshmorët e Kombit, aty ku 12 vite më parë babai i saj do të qëllohej për vdekje, Ana thotë se vitet nuk e lehtësojnë dhimbjen.
“Kanë qenë shumë vite të vështira, vitet kalojnë dhimbja nuk lehtësohet rritemi dhe e kuptojmë c është mungesa e babait. nuk e rikthejmë dot atë që ndodhi”,- u shpreh ajo.
“Unë gjithmonë do kërkoj drejtësi, unë besoj te drejtësia. Kryeministri ka qenë gjithmonë me ne, gjithmonë na ka mbështetur.Rasti i babait tim është pak më i vështirë për t’u hetuar nga SPAK por ne do i shkojmë deri në fund. Duam drejtësi. Besojmë te drejtësia morale, ajo na mban na jep forcë“, u shpreh ajo.