Babai kryen vepra të turpshme në prani të djalit, ndërhyn policia

Policia e Vlorës ka vënë në pranga katër persona për vepra të ndryshme penale.

Mësohet se gjatë ditës së djeshme është ndaluar një 46-vjeçar, i cili dyshohet se ka kryer vepra të turpshme në prani të djalit të tij të mitur.

Ndërkohë, është arrestuar një 45-vjeçar pasi dyshohet se ka djegur një automjet dy ditë më parë.

Po ashtu, policia ka arrestuar një të ri, vetëm 17 vjeç, sepse ushtroi dhunë ndaj nënës së tij.

Njoftimi i plotë

Bien në pranga 4 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në vijim të veprimeve për zbardhjen e shkakut të djegies së automjetit në pronësi të shtetasit Sh. M., pas provave të grumbulluara kanë bërë kapjen dhe ndalimin e shtetasit I. T., 45 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë, pasi më datë 17.10.2020, në lagjen “Hajro Çakërri”, Vlorë, dyshohet se ka djegur automjetin në pronësi të shtetasit Sh. M., 54 vjeç, banues në Fier.

Specialistët për Hetimin e Krimeve kanë arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., 17 vjeç, banues në lagjen “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së tij, pas një konflikti të çastit. Gjithashtu Policia ka ndaluar shtetasin A. B., 46 vjeç, banues në lagjja “Pavarësia 3”, Vlorë, pasi dyshohet se ka kryer vepra të turpshme në prani të djalit të tij.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor kanë arrestuar në flagrancë shtetasi A. Y., 31 vjeç, banues në Fier, pasi në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Nartës”, Vlorë, është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

SHKARKO APP