Babai me dy djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre u futën për tu larë

Babai me 2 djemtë e mitur dhe kushëriri i tyre, dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Banjës në Gramsh. Fjala është për Arben Zogu 46 vjeç dhe dy djemtë e tij, 19-vjeçari Rubens dhe 14-vjeçari Esti Zogu. Gjithashtu është mbytur edhe nipi i 46-vjeçarit, Melis Zogu 20-vjeç.

Sipas familjarëve ata janë futur për tu larë por nuk kanë dalë më, ndërsa palombarët e Reneas, janë nisur drejt vendit të ngjarjes për të bërë të mundur nxjerrjen e trupave të tyre.

Buzë liqenit policia thotë se gjeti dy motoçikleta, tre celularë dhe rrobat e tyre të trupit.

SHKARKO APP