Babai “monstër“ dhunoi vajzën 6-vjeçare
Detaje të reja janë zbuluar nga rasti i rëndë i ndodhur në Kamëz gjatë fundit të tetorit të këtij viti, ku babai dhunonte në mënyrë makabre vajzën e tij 6 vjeç.
Në mediat shqiptare është raportuar se Rajmond Kunora jo vetëm e kishte dhunuar, por edhe përdhunuar vajzën. Por ekspertiza mjeko-ligjore tregon se nuk është abuzuar me të miturën.
Gjykata e Tiranës vendosi ta lëjë në burg Kunorën, i cili dhunoi vajzën, ndërsa 6-vjeçarja ndodhet në spital në gjendje të rëndë.
Ndaj babait është ngritur vetëm akuza e keqtrajtimit të të miturës për të cilin institucioni i drejtësisë do t’i japë dënimin. 27-vjeçari u arrestua pas denoncimit të Spitalit Pediatrik “Nënë Tereza” në Tiranë, pasi panë të miturën me shenja dhune. /TCH/
KOHA JONË SONDAZH

